Bashkim Krasniqi: AAK kurdoherë e gatshme për t`i mbështetur gjeneratat e reja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Bashkim Krasniqi: AAK kurdoherë e gatshme për t`i mbështetur gjeneratat e reja
4 javë më parë
Linku u kopjua

Bashkim Krasniqi, kandidati i AAK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit, bashkë me kandidatët tjerë nga kjo parti Luljetë Berisha dhe Abdylnaser Sefa, vizituan klubin e basketbollit të vajzave “Junior 06”, pjesë e Superligës së Kosovës dhe Ligës Unike.

Ata me këtë rast përgëzuan sportistet e reja për kultivimin e këtij sporti, i cili përveç se ndikon në forcimin e shëndetit, dhuron edhe emocion të veçantë.

“AAK kurdoherë e gatshme për t`i mbështetur gjeneratat e reja, të cilat angazhimin e tyre të palodhshëm e kthejnë në frymëzim e pasion për të rinjtë”, ka thënë Krasniqi, i cili në listën e koalicionit AAK-NISMA ka numrin rendor 77.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025