Partive politike u kërkohet diskurs gjithëpërfshirës gjatë fushatës zgjedhore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Partite
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Youth Initiative for Human Rights Kosovo ka zhvilluar aksion simbolik në Ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut. Pranë selive të partive politike, u kërkua që gjatë periudhës zgjedhore diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut.

"Të gjithë në Lëvizje, Gjithë për Kosovën", "Gjithë për Kosovën, të lirë nga femicidi" dhe "Gjithë për Kosovën, të lirë nga dhuna", janë mbishkrimet në pankartat që po mbajnë në duar aktivistë para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

"Kosova mundet ma mirë veç pa femicid", "Kosova mundet ma mirë veç pa dhunë", "Kosova mundet ma mirë veç pa diskriminim", janë mbishkrimet e pankartave qe po mbajnë aktivistet pranë selisë së PDK-së.

Aksioni simbolik i YIHR ka vazhduar edhe pranë selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. "Bëhu ndryshimi, jepi fund diskriminimit", "Lumit 2025 bëhu ndryshimi", janë mesazhet që përcjellin pankartat e aktivistëve.

"Koalicioni për Kosovën fituese", Kosova është fituese veç kur s'ka diskriminim", me këto mesazhe pranë selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar aksioni simbolik i YIHR.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025