Mes vendeve anëtare sot sërish nuk ka pasur marrëveshje për hapjen e negociatave me Serbinë në grupin 3, i cili përfshin tetë kapituj, sipas burimeve diplomatike.
Presidenca hungareze sot e vuri sërish në agjendën e takimit të ambasadorëve të shteteve anëtare çështjen e hapjes së grupit 3 – konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse.
Nga tetë kapituj, Serbia kishte hapur tashmë pesë prej tyre para ndryshimit të metodologjisë së negociatave. Metodologjia e re u miratua në fillim të vitit 2020 dhe parashikon që në vend të kapitujve individualë do të hapen më shumë që janë të lidhur në gjashtë grupime, gjashtë njësi tematike.
“Nuk ka përparim, ne po qëndrojmë aty ku ishim javën e kaluar”, tha një burim diplomatik për agjencinë kroate të lajmeve Hina.Para takimit të javës së kaluar, Serbia u shpërndau vendeve anëtare një dokument jozyrtar me një listë të hapave që synon të ndërmarrë për të marrë miratimin për hapjen e atij grupi. Disa vende kanë thënë se nuk mund të bëhet përparim në premtimet e bëra në atë dokument.
Presidenca hungareze njoftoi se do të përpiqet sërish javën e ardhshme për të marrë miratimin për hapjen e këtij grupi, pasi negociatat me Serbinë praktikisht janë ngrirë qe nga dhjetori i vitit 2021 kur ajo hapi kapitujt e fundit.