Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur para deputetëve për katër vjet qeverisje.
Ai, në Kuvendin e Kosovës, tha se sot është krenar dhe me vetëbesim për mandatin e tij qeverisës, që sipas tij ka qenë me të arritura dhe më shumë sfida.
Duke folur për sundimin e ligjit dhe luftimin ndaj korrupsionit, Kurti tha se gjatë mandatit të tij janë arrestuar 300 zyrtarë publik.
Ai përmendi mbylljen e strukturave paralele serbe në veri dhe shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.Sipas tij, në program qeverisës vihet në pah më shumë punësimi dhe drejtësia.
“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja. Por duhet të kuptoni edhe një gjë, as liberalizimin e vizave dhe as njohjet e reja si kemi prezantuar në fushatë. Në fushatë kemi premtuar punësim dhe drejtësi. Neve duhet të na matni për zotimet që i kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe pastaj në programin qeveritar”, theksoi Kurti.