Shefja e UNMIK-ut dënon sulmin terrorist në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Shefja e UNMIK-ut dënon sulmin terrorist në Zubin Potok
Foto Arkivë
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj  kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, duke shkaktuar dëme kritike në infrastrukturën thelbësore civile dhe duke ndërprerë furnizimin me ujë.

Ziadeh në rrjetin X, ka shkruar se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.

“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t'i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024