Sulmi i mbrëmshëm në Zubin Potok është akt terrorist i organizuar nga Serbia përmes të cilit u tentua defunksionalizimi i jetës në Kosovë, thotë njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami derisa shton se sulmi i mbrëmshëm në kanalin e ujësjellësit në Zubin Potok është kryer nga profesionistë, pasi nuk kanë lënë gjurmë.
Islami për KosovaPress thotë se Kodi Penal parasheh dënime për sulme të tilla terroriste sikurse i mbrëmshmi në Zubin Potok.
Për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.
“(Sulmi i mbrëmshëm) i plotëson të gjitha elementet e terrorizmit dhe ky akt quhet terrorizëm shtetëror i Serbisë. Kjo për shkak se është organizuar nga shteti serb është orkestruar nga njerëz profesionistë. Është kryer akti terrorist pa lënë gjurmë... ”, tha ai.“Qëllimi ishte që përmes aktit të sabotazhit dhe aktit terrorist... të ndikojë në jetën e qytetarëve. Marrë parasysh nenin 122, është pikë e shkruar se rastet e tilla, që çfarëdo që dëmton pajisjet publike, të ujit, të energjisë, pendat, digat, ekonominë apo funksionimin e shërbimeve publike është vepër terroriste e kriminale. Dhe, qëllimi i krejt këtij akti terrorist është që ta pamundësojë dhe ta defunksionalizojë jetën në Kosovë. Është e pamundur që një sulm i tillë, që ëhstë kryer në mënyrë profesionale, të bëhet nga njerëz të zakonshëm. Pra, nuk duhet harruar se Aleksandër Vuçiq dhe vartësit e tij kanë paralajmëruar dhe është akti i tretë që kryhet brenda 4 ditëve”, thotë Islami.
Pas sulmit në kanalin që furnizon KEK-un me ujë, kanë reaguar autoritetet vendore e ambasadorët e QUINT-it.
https://kosovapress.com/kurti-sulmi-eshte-kriminal-dhe-vjen-nga-bandat-e-orkestruara-nga-serbia
https://kosovapress.com/578946
Sulmi në Banjskë u cilësua akt terrorist, i orkestruar nga Serbia.