Kryeshefi i ngrohtores së kryeqytetit “Termokos”, Fisnik Osmani thotë se furnizimi me ngrohje varet nga operimi i Termocentralit Kosova B, i cili pas shpërthimit në Ibër Lepenc, pati pengesa. Ai potencoi se aktualisht ka furnizim stabil dhe se nuk ka telashe.
Osmani për KosovaPress, thekson se nëse paraqiten probleme në Kosova B, rrjedhimisht do të rrezikohet edhe shërbimi me mungesë të ngrohjes në Prishtinë.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, për çka tha se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës.
Gjatë mbrëmjes të së premtes në veri të Kosovës, një shpërthim dëmtoi një kanal të ujit që furnizon dy termocentrale me qymyr, përgjegjëse për prodhimin e pjesës më të madhe të energjisë elektrike të vendit.Lidhur me këtë, pati reagime nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare të cilat e dënuan këtë sulm.
Në një konferencë urgjente, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky sulm është terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar.