19 vjet më parë Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Haga
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj - Çeliku, nga akuzat për krime lufte.
Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Fatmir Limaj, aso kohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003, nën akuzat për krime lufte.
Më 1 dhjetor 2005, Fatmir Limaj arrin në Aeroportin e Prishtinës ku ishte pritur nga liderë të lartë politikë. Në pritje të tij kishin dalë të gjithë komandantët e tjerë të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.
Në pritje kishin dalë edhe mijëra qytetarë për të festuar, për atë që ata e kanë quajtur fitore të drejtësisë ndërkombëtare dhe luftës së pastër të UÇK-së.