“Suksesi ynë është duke e çmendur atë”, Kurti thotë se Serbia është gjithnjë më agresive
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kurti-3
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk kanë informacione për ndonjë sulm të radhës pas atij në Ibër-Lepenc të premten vonë. Megjithatë, sipas tij, duhet të ketë gatishmëri për t’u përballur “meqenëse e kemi një fqinj i cili është gjithnjë e më irracional përveç se agresiv”.

Në një konferencë urgjente, Kurti ka thënë se siguria e qytetarëve në veri sot është më e madhe se më parë.

“Arsyeja pse Republika e Kosovës duhet të përballet me këto sulme tash është pikërisht suksesi i Republikës së Kosovës, suksesi ynë është duke i çmendur ata, dhe ata janë gjithnjë më agresiv sepse janë gjithnjë më nevrik, po të dështonte shteti i Kosovës nuk do të na i bënin këto, këto i bëjnë se jemi të suksesshëm”, ka thënë Kurti.

Një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Kurti ka thënë se sulmi në veri të Kosovës është kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

Ai ka thënë se ky sulm ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën kritike të Kosovës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi dhe pa dyshim që ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë”.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024