Haradinaj: Sulmi në veri, në stilin e Putinit - prelud për armiqësinë e përtërirë kundër Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj ka deklaruar se sulmi ndaj infrastrukturës në veri në stilin e presidentit rus Vladimir Putin dëshmon armiqësinë e përtërirë të Serbisë ndaj Kosovës.
Ajo në një postim në rrjetin X ka thënë se në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryeministri (Albin Kurti) sapo deklaroi se sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në veri u krye nga profesionistë, që - beson qeveria – ishin bandat e (presidentit të Serbisë) Aleksandar Vuçiq.
“Sulmi i sotëm në stilin e (presidentit rus Vladimir) Putin në infrastrukturën jetësore të Kosovës në veriun e saj është një prelud për armiqësinë e përtërirë të Serbisë kundër Kosovës, pikërisht në mes të periudhës së tranzicionit të pushtetit në SHBA. E lumtur që ambasadat e Perëndimit ishin të qarta, të bashkuara dhe të shpejta në reagim”, ka shkruar Haradinaj.