Hovenier dënon sulmin në Zubin Potok, SHBA qëndron pranë Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit sonte në Varragë të Zubin Potokut, duke thënë se po e monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi.

“Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në solidaritet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë këtyre sulmeve kriminale”, shkruan Hovenier në X.

Postimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës kritike në Kosovën duke dëmtuar një kanal uji në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe, funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne po e monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këtë sulm kriminal janë identifikuar dhe mbajtur përgjegjës.

Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit të granatave në Stacionin Policor Zveçan më 26 nëntor dhe në ndërtesën e Komunës Zveçan më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës të Kosovës duhet të mbahet përgjegjës.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në solidaritet me njerëzit dhe qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale.”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024