Osmani: Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas shpërthimit në Zubin Potok, duke thënë se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës dhe se ata do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste.
Ajo në Facebook, ka shkruar se mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj këtyre elementeve kriminale janë jetike.
“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të këtij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.