Evitohet rreziku i vërshimeve pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Evitohet rreziku i vërshimeve të shtëpive pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepenc
1 javë më parë
Linku u kopjua

Gjendje stabile paraqitet në vendin e incidentit në Varragë të Zubin Potokut pas shpërthimit që ndodhi sonte në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, raporton KosovaPress.

Ekspertët e fushës përkatëse kanë arritur ta ndalin ujin dhe të evitojnë rrezikun e vërshimeve të shtëpive përreth kanalit të Ibër-Lepencit, përveç një shtëpie e cila është vërshuar, dhe aktualisht nuk ka dëme të tjera.

Ka prani të shtuar të forcave policore dhe ekipeve tjera përkatëse në vendin e ngjarjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024