Shpërthimi në Zubin Potok, Arber Jashari: Ka tiparet e një akti terrorist
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Shpërthimi në Zubin Potok, Arber Jashari: Ka tiparet e një akti terrorist
1 javë më parë
Linku u kopjua

Avokati Arber Jashari ka reaguar pas shpërthimit në Varragë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Ai ka thënë se sulmi me dinamit mbi kanalin e furnizimit të ujit të Ibër-Lepencit, duket të jetë një prej sulmeve më serioze deri më tani në serinë e shpërthimeve të fundit në veri, i predispozuar të shkaktojë pasoja të rënda në infrastrukturën shtetërore.

Për më tepër, avokati Jashari ka thënë se shpërthimi ka tiparet edhe të një akti terrorist duke kërkuar nga organet ligj-zbatuese ta trajtojnë një gjë të tillë me shumë seriozitet.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.

Dyshohet se kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë.

KosovaPress mëson se mund të priten probleme të furnizimit me energji elektrike.

Policia më herët konfirmoi për KosovaPress shpërthimin duke thënë se janë duke punuar për ndriçimin e rastit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024