Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në intervistën e parë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sugjeron se është i gatshëm t'i jep fund luftës me Rusinë në këmbim të anëtarësimit në NATO edhe nëse Moska zyrtare nuk i kthen menjëherë territoret e pushtuara ukrainase.
Zelensky sugjeroi se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas i kontrolluar nga Kievi mund të sillet "nën ombrellën e NATO-s", gjë që do ta lejonte të negocionte më vonë kthimin e pjesës tjetër të territorit "nëpërmjet kanaleve diplomatike".
Zelensky tha më pas se anëtarësimi në NATO do të duhej t'u ofrohej pjesëve të pa pushtuara të vendit për t'i dhënë fund "fazës së nxehtë të luftës", për sa kohë që vetë ftesa e NATO-s njeh kufijtë e njohur ndërkombëtarë të Ukrainës.
Ai dukej se pranonte se pjesët lindore të okupuara të vendit do të liheshin jashtë një marrëveshjeje të tillë për momentin, sipas Sky News.