Kokaina në lëkurën e kafshëve, rrjedhin detaje nga hetimet në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Kokaina në lëkurën e kafshëve, rrjedhin detaje nga hetimet në Shqipëri
Foto Arkivë
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Në lëkurët e kafshëve që mbërritën kohë më parë nga Republika Domenikane në Shqipëri është provuar se ka përmbajtje kokaine.

SPAK kishte goditur para një jave një laborator ku përpunohej kokaina nga Amerika Latine në Qerekë të Fushë Krujës, pas një hetimi të nisur në vitin 2023.

Sipas SPAK, gjatë ekzaminimeve laboratorike ka rezultuar se në lëkurët e gjedheve ka prani kokaine, e cila do të nxirrej nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim trafikimin e saj.

Mësohet se hetuesit nuk kanë përfunduar ende me ekzaminimet e ADN-së dhe zbulimin e gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në laboratorin në Qerrek të Fushë Krujës, por edhe në dy bazat e tjera, në zonën e Kodrës së Diellit dhe në Durrës, për identifikimin e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, krahas të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim deri më tani.

Shqipëri: SPAK godet grupin kriminel, ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive • KosovaPress

Grupi hetimor, nëpërmjet ekspertëve kimistë, pritet të kryejë edhe nxjerrjen e kokainës nga lëkurët e kafshëve dhe përllogaritjen e sasisë së lëndës narkotike.

Nga ana tjetër, gjatë këtyre ditëve, hetuesit kanë marrë në pyetje personat e arrestuar për rolin e tyre në trafikun e kokainës. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.

SPAK i është drejtuar me letër-porosi Republikës Domenikane për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.

Hiwlen Ledezma Narvaez (41) nga Kolumbia, Joze Ramon Zacarias Vasquez (35) dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano (42) nga Venezuela janë tre shtetasit e huaj që u kapën gjatë operacionit.

Ndërsa shtetasit shqiptarë të arrestuar janë Geis Fejsullai (42) nga Tirana, Klajdi Birçe (40) nga Tirana, Artion Caushllari (37) nga Tirana, Endi Sejdini (25) nga Kruja, Aldi Zonja (37) nga Tirana, Ismail Abdurrahmani (51) nga Shkodra dhe Baki Huqi (57) nga Durrësi./Euronewsalbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024