Policia e Kosovës rrit masat e sigurisë në nivel vendi
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi
Foto Arkivë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të ndryshme, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë përfshirë veriun e vendit ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

Në njoftim thuhet se do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në terren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

Policia synon ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, të parandalojë aktet kriminale dhe të hetojë dhe vë para drejtësisë të gjitha ata që atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.

Qëllimi i operacioneve policore do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.

Policia njëherësh u bën thirrje qytetarëve që edhe tani e tutje të ndajnë informacione me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024