Për dy dekada Fondi Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) i ka hapur dyert për realizimin e ëndrrave për arsimim e karrierë për të rinjtë e Kosovës.
Qe nga themelimi i programit në vitin 2004, mbi 115 bursistë kanë studiuar në mbi 40 universitete të shquara të SHBA-së, në mbi 20 fusha me fokus zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në shënimin e 20 vjetorit të themelimit, Drejtori i Këshillave Amerikan në Kosovë, Gjeni Shporta, tha se çdo moment i tillë është një mundësi për të nderuar të kaluarën.
Lisa Choate, presidente e Këshillave Amerikan, ka shtuar se organizata po lulëzon me mbi 100 mijë bursistë, duke përfshirë 115 të KAEF-it dhe 170 pjesëmarrës të programeve të tjera.
“Jemi një organizatë që po lulëzon me mbi 100 mijë bursistë, përfshirë 115 të tillë të KAEF-it dhe 170 busistëtë jashtëm që përfaqësojnë këtu. Kemi 40 vende ku veprojmë dhe kemi 700 staf, këtu në Prishtinë dhe gjithashtu edhe në Uashington DC dhe në tërë botën. Studentët tanë duke udhëtuar dhe duke mësuar mjediset e reja mësojnë dhe rriten dhe bëjnë shtetet tona më të mira dhe më të fuqishme. Objektivat tona janë të larta për të ardhmen, presim shumë prej juve”, ka thënë Choate.“Kam takuar shumë njerëz në shtetin tuaj dhe kam takuar dhe shumë student të rinj nga e tërë bota, Kosova është e para pa përjashtim, jeni të mirë sa të gjithë të tjerët”, është shprehur Hora.
Bashkëkryetarja e bordit te KAEF-it në Kosovë, Jeta Zagragja tha se edukimi mbetet forca më e fuqishme për shtetndërtimin e qëndrueshëm. Derisa nënvizoi se gjatë shtatë viteve sa ka udhëhequr bordin, ka parë nga afër se sa domethënëse mund të jetë një bursë.
“Është kënaqësia ime e veçantë ta prezantoj një shqiptare amerikane Drena Kusari Berisha, menaxhere e përgjithshme dhe zëvendëspresidente e produktit te Microsoft”, ka prezentuar Gjonbalaj.
“Për dy dekada, ky program ka hapur dyert drejt arsimit, karrierës dhe ëndrrave, në një kohë janë dukur të largëta...Për 25 vite punë në Kosovë kemi qenë duke e zënë hapin e pjesës tjetër të botës, por 25 të ardhshme do të jenë për ne që ripërkufizojmë se çka është e mundshme, sidomos me teknologjitë në shfaqje”, ka theksuar Kusari-Berisha.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë se të diplomuarit e KAEF-it mbajnë role kyçe në institucione dhe organizata edhe në sektorin privat dhe sipas tij “fuqizojnë kombin dhe ndërtojnë Kosovën si një shtet të fuqishëm”.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është shprehur se KAEF ka kontribuar për Kosovën në mënyra të ndryshme si në sektorin privat edhe në atë publik.
“Qeveria amerikane, misioni USAID në Kosovë, të ndihmuar më pas nga bizneset e individët që u bënë partnerë të KAEF-it e së fundi edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e kanë bërë të mundur që KAEF të vazhdoj misionin për plot 20 vite deri më tani. Rrugëtimet e suksesshme, përmbajnë edhe plot veprime suksesi, këto i kemi parë sonte dhe i kemi parë me vite të tëra përmes bursës së KAEF-it, të cilët kanë kontribuar për vendin tonë në mënyrë të ndryshme si në sektorin privat edhe ashtu në atë shtetërorë”, është shprehur Jahjaga.
Komuniteti i KAEF-it shpreh mirënjohje të thellë për mbështetësit bujarë të mbrëmjes: Rockerfeller Brothers Fund, Fondacioni Behgjet Pacolli, Meridian Express, AnchorzUp, FINCA, Bzzz Entertainment, InterSport Kosova, KOSTT, Recura Financials, Bora, Gjirafa, INSI, KFC, Prishtina Mall, Prishtina Premium, Shkolla.AI, The Hartsdale Group dhe Wasabi.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga kjo mbrëmje kanë shkuar për Fondin Kosovaro-Amerikan të Arsimit.