PDK paralajmëron padi ndaj deputetes së VV-së për masat ndëshkuese të BE-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
PDK paralajmëron padi ndaj deputetes së VV-së për masat ndëshkuese të BE-së
1 javë më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës do të ngre padi për shpifje ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ditë më parë tha se dy zyrtarët e PDK-së Bernard Nikaj dhe Petrit Selimi kanë lobuar në Bruksel kundër heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në konferencë për media të premten, tha se pretendimet e deputetes së pushtetit janë shpifje dhe propagandë për të mbuluar dështimet dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas saj, masat ndëshkuese të BE-së janë pasojë e politikave aventureske dhe të gabuara të kryeministrit Albin Kurti.

Çitaku tregoi angazhimin që sipas saj ka bërë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi për largimin e sanksioneve.

Ajo foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe presionin ndërkombëtar për të dërguar draft-statutin e asociacionit të hartuar nga BE-ja në Kushtetuese. Çitaku nënvizoi se draft-statuti është dashur ta shkruajnë vetë institucionet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe pritjet e aleatëve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024