Rritet numri i sinjalizuesve në Kosovë, kërkohet mbrojtja e tyre nga institucionet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Rritet numri i sinjalizuesve në Kosovë, kërkohet mbrojtja e tyre nga institucionet
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Gjatë këtij viti është rritur numri i raportimeve nga sinjalizuesit në Kosovë. Pavarësisht kësaj, ata dënohen apo ndëshkohen me humbje të vendit të punës, në vend se të mbrohen nga institucionet.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Menaxheri i projektit “Sinjalizuesi” nga organizata jo qeveritare Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë, Bujar Ejupi tha se nga monitorimet e bëra del se ka zero përkrahje për sinjalizuesit nga institucionet, për çka shton se këto të fundit mbrojnë zyrtarët që kanë qenë të raportuar nga sinjalizuesit.

Derisa Ejupi potencoi se këtë vit ka pasur më së shumti sinjalizime, përmendi rastin e sinjalizimeve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ambalazhuesit e ujit.

Ndër të tjera, Ejupi i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë që bëhen ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ndërsa shtoi se ligji as nuk është monitoruar nëse po funksionon apo jo.

Ndërkaq, gazetarja Ardiana Thaçi tha se ndër arsyet pse numri i sinjalizuesve në Kosovë është rritur ka të bëjë me mos transparencën e Qeverisë së Kosovës.

 Ajo theksoi se gazetarët duhet ruajtur identitetin e sinjalizuesve dhe duhet pasur kujdes në ofrimin e fakteve dhe dokumenteve që ata ofrojnë për çështje të ndryshme.

Në konferencë u potencua se këtë vit ka pasur dhjetëra raportime nga sinjalizuesit.

Në mars të këtij viti u lansua projekti “Sinjalizuesi” nga Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë, për çka synon aktualizimin e një teme e cila nuk e ka vëmendjen e duhur nga institucionet dhe shoqëria.

Sinjalizuesi është një person që shpërfaq apo raporton informacion për aktivitete joligjore, joetike apo mashtruese brenda një organizate apo institucioni.

Lajmi i plotë në sistemin në parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024