Sulmohen dy policë, bëhen për spital
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Dy zyrtarë policorë në detyrë janë sulmuar të enjten në Vushtrri nga tre person të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Vushtrri, 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, edhe në Prizren dje është arrestuar një i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.