Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Qeveria ndan subvencion mbi 6 milionë euro për KOSTT-in
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka ndarë subvencion në vlerë 6 milionë e 624 mijë e 701 euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), me qëllim të mbulimit të obligimeve ndaj Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST) të Shqipërisë dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH).

Subvencioni mundëson sigurimin e rezervës sekondare nga Shqipëria, dhe rritjes së kapacitetit të saj nga 25MW në 40MW, në përputhje me rregullat dhe marrëveshjen e ENTSO-E-së, e cila është ripërtërirë në shtator 2024.

Kjo do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit dhe bashkëpunimit me  Shqipërinë për shkëmbim të energjisë, gjë që është e rëndësishme teksa hyjmë në stinën e dimrit dhe kërkesa për energji elektrike rritet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024