Aktakuzë ndaj 10 personave për shitje të narkotikëve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Aktakuzë ndaj 10 personave për shitje të narkotikëve
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj 10 të pandehurve O.F, A.U, A.K, SH. K, K.M, A.M, F. ZH, G.H, N.J, dhe V.K.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 - 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike marihuanë që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në Kosovë dhe transportin e lëndëve narkotike në Turqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024