Arrestohen 20 persona, sekuestrohen mbi 120 mijë euro e disa vetua
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
ATK tejkalon të hyrat, mbi 90 milionë më shumë se 2023
Foto Ilustruese
1 javë më parë
Linku u kopjua

Janë arrestuar 20 persona pas një aksioni që ka kryer të martën në 14 lokacione të vendit. Gjatë këtij aksioni të Policisë në bashkëpunim me Prokurortinë kanë kontrolluar 14 lokacione, në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë dhe 20 personat e arrestuar janë të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrimi”.

Në komunikatën e përbashkët që kanë lëshuar këto dy institucione, thuhet se në zbatimin e këtij plani, kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policore, si  edhe zyrtarë gjerman, prokurorë dhe zyrtarë policor.

“Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 120 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, janë ngrirë mjetet financiare nëpër banka në Kosovë si dhe prona të paluajtshme, rreth 30 kompjuterë, rreth 30 telefona, pajisje memorizuese dhe dokumente dhe prova të tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024