Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Kosova do të hapë fabrikë për prodhimin e municionit, tha kryeministri Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Kreu qeveritar bëri të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Kurti para kabinetit qeveritar në mbledhjen e së mërkurës, tha se kjo e dëshmon se ushtria është prioritet kryesori i ekzekutivit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024