Kthimi në rishqyrtim i Ligjit për Këshillin e Sigurisë, kjo është kërkesa e Komisioni për Legjislacion
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kthimi në rishqyrtim i Ligjit për Këshillin e Sigurisë, kjo është kërkesa e Komisioni për Legjislacion
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e Komisionit për Siguri po diskutohet për vendimin e presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi Mehmeti, e cila ka qenë kryesuese e grupit punues tha se në takimet që janë mbajtur gjatë hartimit të këtij ligji nga sponsorizuesi, kanë qenë prezent përfaqësuesit e presidencës, e të cilët nuk kanë pasur vërejtje.

"Në ato vërejtje apo sugjerime thuhet qe ka shkelje të Kushtetutës së Kosovës për një nen të caktuar që e rregullon udhëheqjen në gjendje të jashtëzakonshme. Ne si grup i kemi shqyrtuar të gjitha arsyet që janë deri këtu, dje e kam thirrur sponsorizuesin e këtij ligji dhe i kam pyetur, nga sponsorizuesi më është thënë që në të gjitha takimet kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e presidencës", tha ajo.

Ajo kërkoi një interpretim të Komisionit për Legjislacion, se si të procedohet më tej me Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024