Nën kërcënimin e armës kryhet grabitje në një market në Pejë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24 nëntor rreth orës 21:51, në një market në rrugën “Gjergj Fishta”, në Pejë, ka ndodhur një grabitje.
Sipas policisë i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur shumën 470 euro dhe është larguar.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe me të arritur në vend ngjarje nga viktima ka kuptuar se një person i maskuar nën kërcënimin e armës mjetë të mprehte (Thikë) e kishte kanosur viktimën nga e cila kishte kërkuar qe ta hapte arkën nga arka i dyshuari kishte grabitur shumen e prej katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije se pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datë 26 nëntor, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
“Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, përfundon njoftimi.