Bajrami e LDK-së i reagon Mujës së VV-së: Ky shpifësi tjetër ka qenë i akuzuar për ryshfet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Bajrami e LDK-së i reagon Mujës së VV-së: Ky shpifësi tjetër ka qenë i akuzuar për ryshfet
1 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja lidhur me debatin për kontratat njëburimore.

Deputetja Bajrami e ka quajtur Mujën ‘shpifës’ dhe të ‘akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private’.

“Ky shpifësi tjetër Armend Muja ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallë kurrë i pafajshëm, por i është vjetrua lënda, mandej është bë deputet i LVV. Ky pra është ai që shpif e akuzon për mua. Dërgoni lëndët në Prokurori se unë kurrë s'kam qënë e akuzuar as kurrë s'kam qenë nën hetime”, ka reaguar Bajrami në Facebook.

Pak orë më parë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media ka prezantuar të dhënat sa i përket debatit për kontratat njëburimore për tenderët.

Deputeti Muja ka përmendur vlerën dhe përqindjen e kontratave një burimore ndër vite, ku përmendi edhe ish-ministren Hykemete Bajrami. Sipas tij, në viti 2008 dhe 2015 ka qenë rekordi i numrave të kontratave njëburimore.

Gjatë prezantimit të shifrave, kryetari i Komisionit për Buxhet, Muja tha se sipas të dhënave të KRPP-së del që numri i kontratave me procedurë të negociuar "në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara".

https://kosovapress.com/deputeti-i-lvv-kontratat-njeburimore-jane-vetem-propagande-e-opozites

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024