Arrestohen tre persona në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sulmohen dy policë në Vushtrri, bëhen për spital
Foto Ilustruese
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas policisë, personat dyshuar:  I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike, B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me  burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024