Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
GIZ Kosova mban konferencën me temë “Promovimi i rekrutimit të drejtë dhe përmirësimi i kushteve të punës për punëtorët migrantë në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 09:30)
Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor “Mësimet e nxjerra, rekomandimet, dhe hapat e mëtutjeshëm në luftimin e diskriminimt racor – antigjipsizmit”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, ora 10:00)
Publikohet raporti ‘Nën spektrin e padukshmërisë: Analizë e Dhunës me Bazë Gjinore ndaj Komuniteteve LGBTIQ+ në Kosovë 2023 – 2024’. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 10:00)Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton “Vendimit të Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal (CLARD) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit (INL). (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 11:00)
Komuna e Prizrenit për nder të festave të Nëntorit, përuron Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha”, dhe Teatrin “Bekim Fehmiu”. (Prizren, ora 13:00)
Mbahet koncerti i 80-vjetorit të themelimit të SHKA “Agimi”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, ora 19:30)