Fahrije Hoti, udhëheqësja e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci duhet të kërkojë falje publike ndaj saj dhe gjitha grave të Krushës siç tha ajo “për njollosje të emrit dhe shpifje”, në të kundërtën do të denoncojë.
Pas deklaratave të ministrit Peci i cili ka shkruar në Facebook se “në vitin 2017 Ministria e Bujqësisë e ka paditur Kooperativën Bujqësore ‘KRUSHA’ dhe i ka kërkuar kthimin e 17 mijë e 800 eurove që i kishin fituar si grant”, Hoti tha se asnjëherë nuk pa pasur ndonjë ftesë të tillë nga gjykata.
“Assesi nuk lejoj të më njolloset emri im personal që unë e kam nisur pa ndihmën e askujt. Ajo që më ka shqetësuar në këtë kohë, se ministri Peci gjatë kohës kur zyrtaret kanë gjetur një dokument që unë jam refuzuar nga Ministria e Bujqësisë qoftë me apo pa arsye, por Koperativa ka punëtorë, ka staf, menaxhment që janë të profilit të projekteve. Kemi aplikuar, jemi refuzuar, jo në 2024, por nga 2015 deri më sot nuk kemi marrë përkrahje, arsyeja ka qenë se ndoshta nuk kemi mbushur kriteret në 2015, ka vazhduar në 2017, por në 2023 kurrë më parë Koperativa s'ka qenë e kompletuar se sot, duke marrë parasysh eksportin në vendet e BE-së, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hoti.
Ajo ka ritheksuar që ministri Peci duhet të kërkojë falje publike, dhe jo siç tha ajo me shantazhime, me video me shkrime nëpër rrjete sociale.Ndërsa u shpreh se në të ardhmen sërish do të aplikojnë për grante, pavarësisht refuzimeve të deritanishme.
Ndërkaq, më 23 nëntor, Peci ka shkruar se "në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore KRUSHA”.