Një raport i fundit i Indeksit për zotërimin e gjuhës angleze EF (EF EPI) për 2024, ka dëshmuar se niveli global i njohjes së gjuhës angleze te të rriturit është në rënie të vazhdueshme.
Ky sondazh, një nga më gjithëpërfshirëset në nivel global, përfshiu rezultatet e më shumë se 2.1 milionë pjesëmarrësve nga 116 vende, përfshirë Shqipërinë (e 43-ta në botë, e 30-ta në Evropë), por jo edhe Kosovën.
Vendet ku mund të keni vështirësi të konsiderueshme për të komunikuar në anglisht në Evropë janë Turqia (65) dhe Azerbajxhani (86).
Si u krye hulumtimi?Testet përfshijnë detyra gramatikore dhe gjuhësore dhe një vlerësim të të kuptuarit të leximit dhe dëgjimit. Pjesëmarrësit janë të rritur jo-folës të gjuhës angleze. Rezultatet e testit analizohen për të përcaktuar nivelin mesatar të aftësisë angleze në çdo vend.
Testimi i njohurive është vullnetar, gjë që mund të ndikojë në përfaqësimin e kampionit, pasi pjesëmarrësit shpesh motivohen të bëjnë një vlerësim të mirë të aftësive të tyre gjuhësore. Sidoqoftë, EF EPI mbetet një tregues i rëndësishëm i tendencave globale dhe dallimeve në aftësinë angleze.
Dallimet gjinore
Tendencat rajonale
Evropa, si rajoni me nivelin më të lartë mesatar të njohjes së gjuhës angleze, ka shënuar një rënie të lehtë, veçanërisht në vendet e Bashkimit Evropian. Vendet skandinave vazhdojnë të dominojnë në renditje, por disa prej tyre shënojnë stagnim ose rënie të lehtë të mesatares.
Pas vitesh progresi, niveli i njohjes së anglishtes në Amerikën Latine ka mbetur i qëndrueshëm, megjithëse ka dallime të konsiderueshme midis zonave urbane dhe rurale.
Rajonet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, të cilat historikisht kanë nivele të ulëta të aftësisë angleze, po tregojnë përmirësim të lehtë, veçanërisht në vende të tilla si Arabia Saudite, ku reformat arsimore kanë pasur një efekt pozitiv.