Raporti Kurti-Osmani, në LVV thonë se qëllimet e tyre janë të njëjta dhe të palëkundura
Tema
Lexohet për: 2 min.
Osmani Kurti
1 javë më parë
Linku u kopjua

Dallimet ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin, Albin Kurti, që dolën së fundmi në pah edhe në adresimin vjetor të së parës së shtetit në Kuvendin e Kosovës, për partinë pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje nuk paraqet ndonjë problem. Sipas tyre, krerët institucional mund të kenë dallime në nuanca, por se qëllimi është gjithnjë i njëjtë.

Përfaqësues të kësaj partie thonë se Presidenca dhe Qeveria mund të kenë dallime në çështje të caktuara por që sipas tyre, kjo nuk pengon që në hapat tutje të gjejnë gjuhën e përbashkët për interesa të Kosovës. Ndërkaq, opozita dhe analist politik, qëndrimet e presidentes Osmani kundër kryeministrit Kurti i shohin si të vonuara.

Presidentja Osmani para deputetëve të enjten adresoi një mori kritikash ndaj Kurtit, veçmas në ruajtjen e raporteve me aleatët, madje siç theksoi ajo luajtja bixhoz me ta cenon shtetësinë e vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha thotë për KosovaPress, se pavarësisht dallimeve në mes Kurtit dhe Osmanit, e rëndësishme është që qëllimet e tyre janë të njëjta dhe të palëkundura.

Megjithatë, deputeti i mazhorancës është më i rezervuar në raport me idenë e presidentes Osmani sa i përket zbatimit të njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë për KosovaPress, se deklarimet e presidentes Osmani janë të vonuara. Sipas saj, një presidente që është e thirrur të mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, do të duhej të kishte guxim që më herët të reagonte ndaj kryeministrit Kurti.

Se qëndrimi i presidentes Osmani është i vonuar e thotë edhe analisti politik, Arton Demhasaj.

Gjithsesi, ai e sheh si pozitive propozimin për të ecur përpara në dialog dhe largimin nga status-quo-ja.

Kryeministri Kurti deri më tani si ka komentuar deklarimet e presidentes Osmani se luajtja bixhoz me aleatët cenon shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024