Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Intervista
Lexohet për: 3 min.
llugaliu-241124
1 javë më parë
Linku u kopjua

Pas heqjes së masës së sigurisë ndaj mallrave serbe, dërgesat me produkte nga Serbia aktualisht kanë arritur mesataren prej 90 sosh në ditë nga pika kufitare në Merdarë. Kështu ka thënë drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, i cili bënë të ditur se nga janari deri në tetor të këtij viti, vendi ka importuar nga ky shtet mbi 90 milionë euro. Ndërsa, sipas tij, për të njëjtën periudhë të vitit 2023, vlera e importeve nga Serbia ishte 177 milionë euro.

Qeveria e Kosovës më 7 tetor të këtij viti ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar. Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor 2023 nga Qeveri, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, Llugaliu ka folur edhe për mallrat e eksportuara drejt Shqipërisë dhe  vendeve tjera, derisa thekson se ky trend është në rritje.

Llugaliu ka thënë se konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme po bëjnë çdo gjë që po nevojitet duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes pikës kufitare me Serbinë, në Mendare.

“Ne konform vendimit të MPB-së po bëjmë ç’mos që duke siguruar kontrolle të plota të mallrave që futen përmes Mendares të procesojmë aq sa janë mundësitë tona teknike, dihet që kontesti i rrezikut, që vinë nga Serbia është i madh...13:35 Aktualisht kemi rreth 90 dërgesa që futen në Republikën e Kosovës përmes këtij vendkalimi brenda 24 orëve”, deklaron Llugaliu.

Drejtori i Doganës derisa flet për eksportin, thotë se Shqipëria mbetet partneri kryesor i Kosovës, e cila prin sa i përket eksportit të mallrave në këtë shtet, krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Drejtori Llugaliu ka folur edhe për të hyrat doganore gjatë këtij viti. Sipas tij, ka rritje të të hyrave gjatë këtij viti si rrjedhojë e luftimit të ekonomisë informale dhe shtrirjes së sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës.

Drejtori Llugaliu thotë se Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për të vazhduar kontrollet rigoroze dhe të vazhdueshme, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet kompetente për të mbrojtur ekonominë dhe sigurinë e vendit. 

https://kosovapress.com/qeveria-ndryshon-masen-e-sigurise-ndaj-produkteve-serbe

https://kosovapress.com/deputeti-i-vv-se-kerkon-qe-masa-e-sigurise-ndaj-mallrave-serbe-te-mbetet-ne-fuqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024