Ngjarjet e datës 23 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Mbahet dita e tretë e Platformës së sportit evropian 2024. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, 08:30)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, do të bëjnë hapjen e ekspozitës “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Përurohet romani i autorit Betim Bregovina “Kthimi nga përjetësia” dhe përmbledhja me poezi “Betejat e heshtura. (Studio Buzuku, Prishtinë, ora 13:00)
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari” – gjysmëfinalet. (Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë, ora 16:00)
Në vigjilje të 28 Nëntorit, festës së shumëfishtë të kombit shqiptar, Festës së Flamurit Kombëtar, datëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së, do të organizohet aktiviteti tradicional “Darka e Lamës”. (Llukë e Epërme e Deçanit, oda e rapsodit të madh shqiptar Dervish Shaqa, ora 18:00)