‘Legalizimi’ i pasivizimit të adresave në Serbi, reagon Lutfiu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
‘Legalizimi’ i pasivizimit të adresave në Serbi, reagon kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar
1 javë më parë
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, duke shtuar se institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.

Lutfiu shtoi se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

“Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave. Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, thuhet në njoftimin e Lutfiu.

Shqiptarët e Luginës në vazhdimësi kanë ngritur çështjen e pasivizimit të adresave, duke e cilësuar si veprim që rrezikon t’i izolojë nga të drejtat bazë dhe qasje në shërbime shtetërore.

https://kosovapress.com/kamberi-raporti-i-serbise-eshte-thirrje-per-drejtesi-dhe-barazi-per-shqiptaret-e-lugines

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024