Promovohen filmat “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura”
Kulturë
Lexohet për: 3 min.
Promovohen filmat “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura”
2 javë më parë
Linku u kopjua

Pas një pune disa vjeçare, e me një kosto relativisht të lartë, sot janë promovuar dy filmat “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura” nga regjisori dhe producenti shqiptar me karrierë në Hollivud të Amerikës, Fatmir Bardhoci.

“Mundije” përfshinë kulturën, trashëgiminë dhe historinë e Kosovës përgjatë viteve 1989 deri në vitin 1999. Ky film gërsheton në vete traditat e shqiptarëve, historinë e tyre duke përfshirë një pjesë edhe shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së Holokaustit. Në këtë film morën pjesë edhe aktorë me famë botërore, ndër të cilët janë Eric Roberts dhe Geroge Lazenby.

Ndërkaq, filmi “Rrënjët e Pamposhtura”, i cili po prodhohet në Hollivud, Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë, paraqet disa ngjarje reale të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë nga gjenocidi serb.

Regjisori dhe producenti i këtyre dy filmave, Fatmir Bardhoci tha se u deshën disa vite për të krijuar diçka kualitative të nivelit hollivudian, përmes së cilës është paraqitur kultura, trashëgimia dhe historia e Shqipërisë.

Ai tregoi se përmes filmit “Mundije” ndër të tjera bota do të mësoj për vuajtjet e shqiptarëve dhe torturat që ata kanë përjetuar nga sistemi komunist.

Përveç kësaj, Bardhoci i cili merr pjesë edhe vetë si aktor në filmin “Mundije” foli edhe për filmin tjetër “Rrënjët e Pamposhtura”. Ai tregoi se është një kinematografi e cila është krijuar enkas për të pasqyruar ngjarjet e luftës në Kosovë.

Por, Bardhoci u shpreh i zhgënjyer nga mospërkrahja e institucioneve të vendit për promovimin e këtyre dy filmave, për çka tha se janë ftuar zyrtarisht të marrin pjesë edhe në këtë prezantim, porse nuk mori përgjigje pozitive nga askush.

E ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, Skender Misiri i cili është angazhuar në promovimin e këtyre filmave përmes një kompanie të filmit që ai po e udhëheq, e vlerësoi lartë iniciativë për realizmin e këtyre krijimtarive.

Ndër figurat të tjera të cilët ishin pjesë e luftës së fundit në Kosovë me kontributet e tyre, në këtë ngjarje promovuese ishte i pranishëm edhe nipi i heroit Shaban Polluzhës, Xhavit Kastrati u uroi suksese prodhuesve të këtyre filmave. Derisa, për emrin e filmit “Rrënjët e Pamposhtura” pati një ide tjetër se si do të duhej të titullohej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024