Ngjarjet e datës 19 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
ngjarjettt
2 javë më parë
Linku u kopjua

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Publikohet Raporti i Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore në katër Pellgjet Lumore në Kosovë – Zona të sinjalizuara nga Komuniteti dhe “Hartëzimi dhe Vlerësimi i Nevojave të Komunitetit”. (Hotel Sirius, ora 09:00)

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe OSBE-ja organizojnë tryezën me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”. (Salla “Orion”, përballë Kinemasë ABC, ora 09:30)

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) prezanton Studimin e Rinisë 2024. Marrin pjesë dhe kryeministri Albin Kurti; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Kino Armata në Prishtinë, ora 10:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës organizon ngjarjen Java e ndërmarrësisë, me temën: “Ndërmarrësia është për të gjithë”. Në këtë konferencë merr pjesë edhe ministrja e MINT, Rozeta Hajdari. (Parku Teknologjik, Bërnicë në Prishtinë, ora 10:00)

Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Projektbuxheti 2025 – Analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”. (Zyrat e GAP në Pejton, ora 10:00)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shefi i UNDP-së, Nuno Queiros si dhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj lansojnë digjitalizimin e fiskalizimit në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, P38, ora 10:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi ku do të prezantojë të gjeturat e raportit ex-officio 436/2023 lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe pengesat për realizimin e beneficioneve të përcaktuara me ligj. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 10:00)

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës”, ndaj deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve të tjerë të opozitës. (Pallati i Drejtësisë, objekti A – 102, ora 11:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore, bën paraqitjen e botimit “Dizani Kushtetues i Qeverisjes Lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje në Republikën e Kosovës”, - Gjyljeta Mushkolaj. (Salla e Akademisë në Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton temën: Parandalimi dhe luftimit i dhunës në sport. (Kuvendi i Kosovës, N 506, ora 13:00)

Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Ndikimi i familjes: Si mund ta zbusin familjet maskulinitetin toksik dhe në ç’mënyrë ndikon kjo në dhunën ndaj grave (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 17:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024