Mexhiti: S’ka degradim të gjuhës shqipe në MV, të drejtat vetëm sa do të avancohen
Lajme
Lexohet për: 3 min.
mexhiti-181124
2 javë më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti tha se s’do të ketë degradim të gjuhës shqipe në këtë shtet.

Mexhidi pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut të mbajtur të hënën në Prishtinë, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vetëm sa do të thellohet.

Ai duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut, i cili është në Gjykatën Kushtetuese atje, tha se po presin vendimin e këtij institucioni.

Mirëpo sipas tij, deri tani s’ka pasur ligj për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut që tani po cenohet.

"Problemin e bëjnë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që kanë mandat nga ish-pushteti i kaluar. Ne i sigurojmë qytetarët tanë por edhe bashkatdhetarët tanë se s’ka nevojë të mërziten, pasi të drejtat që janë fituar nuk mund të degradohen, por të drejtat do të avancohen”, tha ai.

Mexhiti tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut e konsideron partner të besueshëm qeverinë e Kosovës, ku përmes marrëveshjeve të arritura “do të lehtësohet jeta e qytetarëve në dy vendet”.

“Sot jemi këtu për të thelluar bashkëpunimin mes dy qeverive dhe për ta lehtësuar jetën e qytetarëve në dy shtetet tona. Ne jemi garant se gjuha shqipe do të avancohet në Maqedoni të Veriut”, theksoi ai.

Pas marrjes së pushtetit nga VMRO-DPMNE-ja në Maqedoni të Veriut, janë ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje. Kjo parti bashkëqeverisë me koalicionin shqiptar VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) tash në opozitë, ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit - dokumenti që njihet si kontratë në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Reagimet u rriten pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve.

Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

https://kosovapress.com/ali-ahmeti-kerkon-veprime-qeveria-e-kosoves-mos-te-heshte-per-shqiptaret-ne-mv

Në mbledhjen ndërqeveritare u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nisma për memorandum të mirëkuptimit në mes të dikastereve të ekonomisë së dy shteteve lidhur me sektorin e energjisë, si dhe memorandum bashkëpunimi në fushën e arsimit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024