Organizata Turistike e Ulqinit promovon turizmin më ndryshe, jep donacion mandarina
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Organizata Turistike e Ulqinit promovon turizmin më ndryshe, jep donacion mandarina
2 javë më parë
Linku u kopjua

Zyra e Turizmit të Komunës së Ulqinit, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, i kanë dhuruar sot një donacion simbolik, Qendrës për Mirëqenie Sociale të kësaj komune.

Donacion për këtë qendër ishin mandarinat, derisa me këtë akt e kanë promovuar edhe frutin e Ulqinit.

Koordinatori për evente dhe manifestime në Organizatën Turistike të Ulqinit, Arber Haxhibrahmi është shprehur për KosovaPress se ky promovim i turizmit të Ulqinit kësaj radhe është më ndryshe, duke promovuar frutin e tyre, mandarinën.

Haxhibrahimi, ka shtuar se ky donacion u dhurua si shkak i bashkë vëllazërimit me qytetin e Pejës, me të cilin do të kenë bashkëpunim të radhës edhe në degët e kulturës, artit e turizmit.

“Është shumë i veçantë dhe shumë domethënës në qytetin tonë. Ta bëjmë prezantimin e këtij fruti të mandarinës bashkë me qytetin e Pejës. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira mes dy qyteteve dhe në të ardhmen do të informoheni edhe për bashkëpunime të tjera sa i përket rasteve kulturore, artistike por edhe në turizëm. Kemi menduar kësaj radhe mos të bëjmë një aktivitet ndryshe duke promovuar qytetin, por kësaj radhe kemi pasur qejf të promovojmë dhe frutin”, është shprehur ai.

Ndërsa, zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj, ka thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me Komunën e Ulqinit , i cili e vlerësoi këtë donacion simbolik.

“Një donacion simbolik, që ne si komunë jemi të vëllazëruar me Komunën e Ulqinit. Ne këto kemi vendosur me i jap për raste sociale sepse llogaritet një pjesë e luksit dhe ndoshta si kanë mundësitë me i ble. Kjo është vetëm një pjesë e fillimit të bashkëpunimit. Një nismë e vogël që ne do të kemi edhe projekte prapë të tjera të përbashkëta edhe sociale, kulturore e sportive”, ka thënë Zekaj.

Pas Komunës së Pejës, Organizata e Turizmit të Ulqinit, do të dhuroj donacion edhe në Komunën e Deçanit dhe nesër në Komunën e Prishtinës, duke vizituar edhe shtëpinë e të moshuarve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024