Vdes edhe njëra nga të plagosurat, viktima e 15-të e rrëzimit të strehës në Novi Sad
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
NOVI SAD
2 javë më parë
Linku u kopjua

Njëra nga tre pacientet e lënduar rëndë si pasojë e shembjes së strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Vojvodinës, drejtoresha e Qendrës Klinike të Vojvodinës, Dr. Vesna Turkulov.

“Bëhet fjalë për pacienten me lëndimet më të rënda”. Viktima e pesëmbëdhjetë e aksidentit të ndodhur në Novi Sad më 1 nëntor. “Me gjithë luftën dhe përpjekjet e mjekëve, ka pasur një përfundim fatal”, tha Turkulov.

Ajo shtoi se lëndimet kanë qenë të rrezikshme për jetën që në fillim dhe se mjekët po vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy të plagosurve të tjerë rëndë.

“Në emër të të gjithë punëtorëve të QKV-së, dëshiroj të shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe mirënjohjen për mjekët që bënë më të mirën”, nënvizoi Turkulov.

Streha në stacionin hekurudhor në Novi Sad u shemb më 1 nëntor, kur 14 persona vdiqën në vend dhe tre u plagosën rëndë./N1/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024