Rëndom në Kosovë shënohen përvjetorë të ngjarjeve apo individëve që kanë bërë histori, por njësoj nuk ndodh me 17 Nëntorin që njihet si Dita e Pagëzimit të UÇK-së.
Tridhjetë vjet më parë, në këtë datë u vendos emërtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar në Kosovën e asaj kohe kur shqiptarët maltretoheshin nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.
E për këtë janë kritikuar nga themelues të UÇK-së e ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, i cili kritikoi Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës, duke thënë se kjo ka ndodhur nga neglizhenca dhe inati politik mes partive, që sipas tij, mos të jetë dita e themelimit të UÇK-së.
Sipas Hasanit, institucionet shtetërore, është dashur që 17 nëntorin ta vendosin si datë e themelimit të UÇK-së, në kalendarin e festave zyrtare në Kosovës, që pas çlirimit të vendit.Megjithatë, shënimi i këtij përvjetori u bë te dielën nga organizatat e dala nga lufta - përmes një akademie solemne.
Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili u shpreh për KosovaPress se për të dhe bashkëveprimtarët e tij kjo është pjesa e tij më nostalgjike dhe emocionale për përkushtimin e angazhimin që kanë pasur për çlirimin e Kosovës.
“Këto kanë qenë veprime të natyrës historike tashmë, krijimi i UÇK nuk ka qenë një moment por ka qenë një proces i gjatë që ka zgjatur nga viti 1983 deri në vitin 1994. Pastaj me ri-formatizimin ose marrjes formë të UÇK-së, fillimit e lëshimit të komunikatave u përmbyll një cikël i marrjes formë të UÇK-së dhe kjo pati një rëndësi të jashtëzakonshme, për faktin se të gjitha grupet që ishin në nivel regjional erdhën duke u fuzionuar...1:46 LPK-ja, si themeluese e UÇK-së, i ka ftuar të gjithë në luftën çlirimtare, të gjitha forcat politike, të gjitha forcat që kanë qenë grupime të armatosura, në një front të përbashkët për çlirimin e vendit”, është shprehur Xhemajli.
Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj - Shtabit Qendror të UÇK-së. Gjithashtu, edhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinionin.
Si sot 30 vjet më parë, u shkrua edhe komunikata e parë e cila mbante numrin 11. Përmes kësaj shifre tregohej numri e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të UÇK-së. Prej atëherë, UÇK-ja ishte në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës, duke ndërmarrë aksione çlirimtare kundër pushtuesit serb.
Lufta për çlirimin e Kosovës vazhdoi deri në pranverën e vitit 1999 kur NATO bombardoi caqet e ushtrisë së atëhershme serbe. Pas çlirimit, UÇK-ja u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cilat i pasoi Forca e Sigurisë së Kosovë - ushtria e vendit që synon anëtarësimin në NATO. /A. Shala/