IPKO me shërbime moderne, Pali: Kosova ka treg të suksesshëm, prin në rajon me rrjetin 5G
Intervista
Lexohet për: 5 min.
462549529_547668774541983_6859784881135553630_n
2 javë më parë
Linku u kopjua

Operatori i shërbimeve të telekomunikimeve – IPKO, me arritje historike në zgjerimin e rrjetit 5G në nivel kombëtar, vlerëson se Kosova ka një treg të suksesshëm që është përpara shumicës së vendeve fqinje me shërbimin e rrjetit 5G.

Drejtues të kompanisë së telekomunikimit IPKO, që ofron shërbime për mbi një milion abonentë në vendin tonë, thonë se përveç rrjetit 5G, gjatë këtij viti IPKO ka lansuar edhe platformën IPKO TV, e cila u ofron konsumatorëve qasje në televizion dhe pajisje të tjera, kudo që ata shkojnë.

Në një intervistë për KosovaPress, CEO në IPKO, Andras Pali thotë se Kosovën e sheh si një treg të suksesshëm derisa potencon se kjo kompani ofron shërbime të avancuara në 38 komuna të shtetit tonë.

“IPKO ka mbi 1 milion abonentë aktualisht në Kosovë ku përmes liderit të tregut në Telekomunikacion ne ofrojmë shërbime të avancuara në të gjitha 38 komunat e Kosovës…Ne kemi pika të shitjes në të gjitha komunat, kemi kanale të shitjes edhe në fshatrat më të vogla dhe në qytetet e mëdha, në të gjitha qytetet e mëdha kemi dyqane të IPKO-s. IPKO ka qenë gjithmonë në ballë të inovacionit, ne kemi qenë të parët që kemi ofruar shërbime 4G, Shërbime 5G, E-Sim në Kosovë. Këtë vit, ne lansuam zgjidhjen tonë të re IPKO TV ku përdoruesit mund të kenë qasje në përmbajtje në TV, internet tradicional, në kompjuterë, në iPad, telefona, kudo që shkojnë. Ne lansuam një paketë shumë të suksesshme duke përfshirë zgjidhjen IPKO TV, është një zgjidhje plotësisht digjitale dhe besojmë se përsëri po e çojmë tregun përpara. .. Po ndihmojmë komunitetet lokale, shëndetësinë, sportin, arsimin, do të përmendja 'BONE VET’ ku kemi bashkëpunim shumë të suksesshëm në edukimin digjital të qytetarëve të rinj dhe më të vjetër”, thotë Pali.

Tregun e Kosovës e konsideron si interesant drejtori gjeneral i IPKO-s, për çka thotë se Kosova ka një popullatë të shkolluar në sistemin digjital.

“Kosova është një treg shumë interesant, ka popullatë të re, popullatë digjitale të shkolluar dhe besojmë se Kosova do të jetë në krye të rajonit. Me 5G Kosova tashmë është përpara shumicës së shteteve fqinjë tanë dhe është një treg shumë i suksesshëm për ne, ne jemi shumë krenarë që jemi këtu dhe do të dëshironim të shkojmë përpara dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira për të gjithë përdoruesit, bizneset apo konsumatorët tanë”, shprehet Pali për KosovaPress.

Pali thekson se IPKO po vazhdon të investojë në shërbimin 5G, derisa zotohet se deri në fund të vitit të ardhshëm do të jenë mbi 300 sajte të përmirësuara me teknologjinë më të re.

“Këtë vit ne kemi lansuar platformën tonë të re IPKO TV e cila është në dispozicion përmes celularit, me përmbajtje të njëjtë por që mund ta shihni në një televizor tradicional, do të mund ta shihni në shtëpinë tuaj të fundjavës, në makinën tuaj ose në restorantin ku ju jeni duke ngrënë. Ne po ecim përpara dhe po investojmë shumë në 5G, kemi mbuluar qytete të mëdha deri më tani, kemi ndërtuar rreth 100 sajte tona dhe deri në fund të vitit të ardhshëm do të kemi më shumë se 300 sajte të përmirësuara me teknologjinë më të re që ofron shërbimet më të mira celulare për kosovarët”, potencon Pali.

Në prag të një çerekshekulli të themelimit, kompania IPKO do të dhurojë 25 bursa për të rinjtë të cilët nuk kanë mundësi për të marrë arsimin e duhur, duke u siguruar që aftësitë digjitale të tyre të përmirësohen.

“Ne jemi në kërkim të talentëve të rinj, do të dëshironim të gjenim të rinj kosovarë që kanë ide se si ta çojnë Kosovën përpara dhe do të donim t'i japim këto bursa për individët që vetë mund të mos kenë mundësinë për të marrë arsimin e duhur. Ne dëshirojmë të sigurohemi që aftësitë digjiitale të këtyre të rinjve do të përmirësohen dhe ne do të dëshironim të shihnim individë që mund të përcaktojnë se çfarë pjese do të donin të merrnin për të ardhmen dhe ne do të donim t'i ndihmonim ata të ecin në atë pjesë”, thotë Pali.

Para pak ditësh, kompania e telekomunikimit IPKO ka mbajtur edicionin e dytë të Konferencës së Sigurisë Kibernetike, e cila kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e përgjithshëm dhe përmirësojë pozicionin e sigurisë kibernetike të vendit. Aty u diskutua për avancimet në fushën e Sigurisë Kibernetike, transformimet e reja në mbrojtjen nga to dhe strategjitë e avancuara dhe kërcënimet kibernetike që mund të priten nga zhvillimi teknologjik.

Operatori mobil IPKO konsiderohet si njëra ndër kompanitë telekomunikuese me rritjen dhe zgjerimin më të shpejtë, ndërsa mbetet si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, si investimi më i madh i huaj direkt në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024