Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, kaq raste të reja për vitin 2024
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Numri i të prekurve me HIV është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. 29 raste të reja me këtë virus janë shënuar në Klinikën Infektive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për gati 11 muaj të këtij viti. Ndërkaq, krahasuar me vitin 2020, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për 14 herë.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arbana Kasumi në një intervistë për KosovaPress, tregon se moshat më të prekura janë ato të rejat, derisa potencon numrin e të infektuarve me HIV nga viti 2005 deri më tani.

Kasumi tregon se aktualisht në këtë klinikë është i hospitalizuar një pacient në gjendje më të rëndë të këtij virusi, i ashtuquajtur AIDS.

Infektologia në Klinikën Infektive, Arabna Kasumi tregon se gjatë këtij viti, janë dy raste të gjinisë femërore të prekura me këtë infeksion, për dallim nga viti i kaluar, që ky numër ishte zero. 

Përveç tjerash, Kasumi tregon shkaqet kryesore që qojnë deri te infektimi i personave me HIV dhe simptomat e tij.

Krejt në fund, Kasumi thotë se janë të furnizuar mjaftueshme më barna esenciale për trajtimin e pacientëve me këtë sëmundje.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë mbi 88 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV dhe mbi 42 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024