Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë
Tema
Lexohet për: 2 min.
qkuk-ilustrime-fotot-xhemail-sllovinja-7
2 javë më parë
Linku u kopjua

Rreth 700 persona janë infektuar me zgjebë apo siç njihet në Kosovë si zhuga, brenda nëntë muajve të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fatime Kokollari. Përveç në Kosovë, kjo sëmundje ngjitëse është e përhapur edhe në rajon.

Raste të të prekurve me zgjebë janë regjistruar edhe në Shqipëri.

Derisa në Qendrën Spitalore në Tiranë nuk hospitalizohen të prekurit me zgjebë, në QKUK, herë pas herë pacientëve u duhet të blejnë vetë barnat për kurimin nga ky parazit.  

Në një prononcim për KosovaPress, Kokollari thotë se numri i të hospitalizuarve nga zgjeba këtë vit ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.

Dermatologia në QKUK, Fatime Kokollari tregon se nga janari deri në shtator rreth 45 pacientë kanë qenë të hospitalizuar nga skabiesi.

Ndër të tjera, Kokollari tregon se për shkak të mungesës së ilaçeve në barnatoren e Dermatologjisë, herë pas here, pacientëve u duhet t’i blejnë vetë ato për t’u kuruar nga zgjeba, gjatë kohës sa ata janë të shtrirë në spital.

E dermatologia në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë Violeta Dajci në një prononcim për KosovaPress, thotë se në Shqipëri janë regjistruar raste të infektuara nga skabiesi.

Sipas përvojës së saj me pacientë, Dajci thekson se burimi i përhapjes së kësaj sëmundje ngjitëse vjen nga Evropa. Për dallim nga QKUK-ja, Dajci potencon se në QSUNT, nuk hospitalizohet asnjë rast me zgjebe, pasi sipas saj, është gabim.  

Zgjeba është një sëmundje e lëkurës e cila shkaktohet nga një parazit, i cili provokon një reaksion mbrojtës nga ana e organizmit, të manifestuar me puçrra të kuqe në lëkurë, që pasojnë me kruarje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024