Për herë të dhjetë, Kosova i bashkohet vendeve të tjera në shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në aksidentet e trafikut rrugor, me ç’rast akademia “Tempulli” ka organizuar një tryezë diskutimi.
Numri i aksidenteve në Kosovë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, shkaktarët dhe çështje të tjera, ishin ato që u diskutuan nga ekspertë të kësaj fushe.
Drejtori i Akademisë “Tempulli”, Muhamed Krasniqi tha se këtë vit motoja e aktiviteteve është “Atë ditë”. Ai tregoi se për herë të parë këto lloje të aktiviteteve kanë filluar në vitin 2015, derisa prezantoi historikun se çfarë i ka karakterizuar ato.
Drejtori i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi bëri të ditur se në njëzetekatër vjetët e fundit mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.Profesori në Akademinë “Tempulli”, Mevlan Bixhaku, tha se Kosova qëndron më mirë në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket bilancit të viktimave si pasojë e aksidenteve në trafik.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.