Paralajmërimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët dhe sindikatat e institucioneve të ndryshme. Ata e konsiderojnë këtë ngritje si të pamjaftueshme dhe e lidhin atë me fushatën zgjedhore. Po ashtu, të njëjtit shprehen skeptik se ky zotim i qeverisë do të zbatohet.
Qytetari Isuf Musliu e quan “katastrofale” vlerën për të cilën janë rritur pagat. Ai shprehet se ky vendim është marrë për të fituar vota.
Ndërkaq, Bislim Ademi derisa pohon se këto mjete nuk janë të mjaftueshme për punëtorët shëndetësorë dhe sektorëve të tjerë publik, thotë se shteti nuk ka fonde të mjaftueshme për t’i rritur më shumë pagat.
Përveç qytetarëve, edhe sindikatat u shprehën të pa kënaqura me këtë rritje të pagave. Ata konsiderojnë se ky vendim është “lojë e fushatës”.Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBASHK), Rrahman Jashari në prononcimin për KosovaPress e quan ironike rritje të pagave. Përveç kësaj, ai thotë se kjo mund të jetë vetëm një deklaratë e cila nuk do të zbatohet.
Kryesindikalisti i Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka krahas pakënaqësive të tjera, thotë se kjo rritje është e pamjaftueshme. Sipas tij, tek zjarrfikësit është krijuar një demotivim dhe zhgënjim për mënyrën se si ata trajtohen.
https://kosovapress.com/njohesit-e-ekonomise-rritja-e-pagave-ne-kohe-te-zgjedhjeve