Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia vizitojnë punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe Klinikën e Nefrologjisë. (QKUK/Klinika e Hemato-Onkologjisë dhe Klinika e Nefrologjisë, Prishtinë, ora 08:30)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30, mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Ballafaqimi me dhunën në familje në Kosovë: Trajtimi institucional ndaj dhunës në familje për periudhën korrik 2023– qershor 2024”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30)
Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për Dramën Origjinale Shqipe. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mban protestë. (Para Ministrisë së Shëndetësisë, ora 11:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Aksidentet e Trafikut Rrugor, Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS), si anëtar i rregullt i FEVR-it dhe Tempulli organizon tryezë diskutimi me përfaqësues institucionesh dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile me temën “Të rinjtë dhe siguria e tyre në rrugë”. (Tempulli, ora 14:00)
EcoZ, së bashku me organizatat Pishtarët GAIA Kosovo dhe RiverWatch do të organizojnë takim në lidhje me dorëzimin e ankesës në sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë kundër Kosovës për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare me ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Sharrit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 15:00)