Xhenet Syka-Kelmendi, gruaja më e votuar në Pejë nga radhët e LDK-së, kandidate për deputete
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhenet Syka-Kelmendi, është shprehur e ndërtuar dhe privilegjuar për zyrtarizmin e kandidaturës së saj.
Syka-Kelmendi tha se me përgjegjësi të plotë do të përkushtohet për ta kthyer borxhin më të madh-besimin në votë.
Shkrimi i plotë i Xhenet Syka-Kelmendi:
Jam e nderuar pafund dhe e privilegjuar me rastin e zyrtarizmit të kandidaturës time për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së
Në Republikën e Kosovës ka ende gjëra për t'u bërë!
Dimensioni dhe zëri i atyre që nuk kanë zë duhet të prezantohet në parlament nga gra dhe burra që do të ulen në sallë dhe të çojnë përpara këtë fokus.
Me mirëkuptimin dhe mbështetjen e Kryetarit të LDK-së Dr.Lumir Abdixhiku dhe Kryetarit të LDK-së dega në Pejë Gazmend Muhaxheri, bashkë me Kryesinë e degës, në zotohemi të jemi gati.
Në këtë rrugëtim të gjatë më lejoni t'i falënderoj me përulje secilin nga qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat që do ti besojnë vizionit tonë dhe ta transmetojnë të tillë.
Të dashur miq, me përgjegjësi të plotë në do t'përkushtohemi për t'kthyer borxhin më të madh-besimin në votë, besimi ky më i madh që qytetari i Pejës i ka dhënë ndonjëherë në historinë e pushtetit lokal Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Gazmend Muhaxheri me në krye. Andaj na duhet rikonfirmimi juaj për punën e madhe dhe sfidën e re në mbështetje të kandidaturës tonë për Deputet duke reflektuar se #Ldk po ripërtëritet duke shtuar radhët, përgjegjësitë, energjitë, peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit në qenien e saj të përditshme, vullnetarizmin për idetë dhe për qëllimet e përbashkëta drejt Unionit Evropian.
Republika e Kosovës është shtëpia jonë e vetme dhe #LDK adresa jonë e përbashkët, na priftë mbarë!
Ju faleminderit.