ZRRE: Tarifat për ngrohje mbesin të njëjta edhe për sezonin 2024/2025, nuk ka rritje çmimesh
Biznes
Lexohet për: 2 min.
zrre
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), Ymer Fejzullahu ka deklaruar se edhe për sezonin 2024/2025, konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje. Ky vendim është marrë në mbledhjen e njëmbëdhjetë të Bordit të ZRRE-së, në të cilën po ashtu është theksuar se edhe faturimi i ngrohjes sipas konsumit, do të ndikoi në kursim të energjisë elektrike.

“Tarifat do të mbesin të njëjta, por ajo çfarë është më rëndësi është faturimi me matje e mundëson që konsumatorët të kursejnë energji elektrike dhe të njëjtën kohë të ulën faturat e tyre”, tha ai

Ndërsa, Fejzullahu shpreson që edhe në vitin e ardhshëm konsumatorët e tjerë të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit.

Po ashtu, në mbledhjen e mbajtur të martën, bordi i ZRRE-së aprovoi çmimin maksimal për ankandin e erës.

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike ndër pikat tjera të rendit të ditës, ka aprovuar edhe sasinë e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosovë për procesin e Bashkimit të Tregjeve, në vlerë prej 50 megavat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024